Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij Nicola janë gati për hapin e madh. Brooklyn i ka propozuar asaj për martesë duke i prmetuar se do të jetë burri dhe babai më i mirë kur të vijë dita.

“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohet me mua dhe ajo tha Po. Jam burri më me fat në botë. Premtoj se do jem burri më i mirë dhe babai më i mirë në botë, kur të vijë dita. Të dua”, shkruan Brooklyn Beckham djali i madh i Victoria dhe David Beckham.

E fejuara e tij Nicola Peltz ka marrë edhe bekimin e prindërve të tij dhe është zyrtarisht anëtarja më e re e familjes së tyre të madhe.

Çifti po shijonte lidhjen e dashurisë për 9 muaj, derisa ka vendosur që marrëdhënia të kalojë në tjetër stad.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata i shprehin shpesh dashurinë njëri-tjetrit duke ndarë foto të shumta së bashku në rrjete sociale, ndërsa tani duhet të ndihen në qiellin e shtatë nga lumturia.

Më herët, Brooklyn ishte i lidhur me aktoren Chloe Moretz dhe më pas me modelen Hana Cross, të dyja 23 vjeç./ Living

The post Festë në familjen Beckham/ Djali i tyre 21-vjeçar i jep fund beqarisë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";