Për herë të parë në ekranin e një televizioni shqiptar, astrologia me famë botërore Susan Miller, do të jetë ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”.
Një rrëfim pa doreza mbi fillesat e saj, sëmundjen e vështirë që e lidhi me astrologjinë, dhe mbi të gjitha një parashikim surprizues mbi fituesin e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri.
Kush do të jetë fituesi bazuar në shenjën e horoskopit; Edi Rama, Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi?!
Por jo vetëm kaq! Për kënaqësinë e shikuesit, Susan Miller do të tregojë parashikimin e vitit 2021 për të gjitha shenjat e zodiakut, dhe mbi të gjitha një parashikim të përgjithshëm mbi vitin 2022. Çfarë na pret në vitin që vjen?!
Advertisement
Na ndiqni sot, ora 17.50 në ekranin e Vizion Plus.