Hailey Bieber ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për thashethemet se hyri në mes të çiftit Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Intervista e saj në podcastin “Call Her Daddy” do të transmetohet ditën e sotme, ndërsa paraprakisht është publikuar një video e shkurtër.
“A keni qenë ndonjëherë me Justin në lidhje romantike në të njëjtën kohë me Gomez?”, është pyetja që moderatorja i ka drejtuar Haileyt.
Kjo e fundit i ka cilësuar këto aludime si çmenduri.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Kjo është çmenduri. Unë fjalë për fjalë nuk kam folur kurrë për këtë. Shumë nga përjetësimi dhe urrejtja vjen nga ‘Oh, ti e vodhe atë. Ka të bëjë me njerëzit që e dinë të vërtetën. Sepse ka një të vërtetë“, përgjigjet Hailey.
Kujtojmë se 25-vjeçarja nuk ka diskutuar asnjëherë publikisht për këtë çështje, por ka treguar se ka kaluar një kohë të vështirë për shkak të komenteve të fansave të Selenës.