Pas një dite të lodhshme dhe me plot stres, një dush me ujë të ngrohtë është ajo që na nevojitet për t’u releksuar.

 

Disa nga ne preferojnë që të bëjnë dush në mëngjes, por a është kjo një zgjedhje e saktë për të nisur ditën tuaj me energji të reja?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët mendojnë se alternativa më e mirë për të nisur ditën është një dush i ftohtë. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjoheni plotësisht dhe të mbusheni me energji të reja. Përveç kësaj, uji i ftohtë ul rrezikun e shumë sëmundjeve.

 

Kontakti i trupit me ujë të ftohtë ndikon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar, pasi uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor. Gjithashtu ai përmison qarkullimin e gjakut pa lënë mënjanë edhe ndikimin që ka në humbjen e peshës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç shëndetit fizik, një dush me ujë të ftohtë ndihmon dhe në shëndetin mendor. Kur fytyra dhe qafa jonë bie në kontakt me ujin e ftohtë përmisohen funksionet e trurit.