Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, ndërsa po shijon pushimet në jug.
Së fundmi, Greg Rama, djali i kryeministrit, nuk ka nguruar të publikojë disa foto, ku shfaqet krah Dua Lipës dhe babait të saj, Dukagjin.
Advertisement
“Kemi mundësi dhe për më mirë @dualipa”, shkruan Greg Rama krahas fotos së shpërndarë në “Instagram”.
Një ditë më parë, familja Lipa drekoi me kryeministrin Edi Rama. Në një postim, babai i këngëtares u shpreh se kishte gjetur një mik, ku i referohej pikërisht kreut të qeverisë.
Advertisement