Një regjim i mirë gjatë natës, mund të bëj mrekulli për lëkurën tuaj. Është koha perfekte për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe për ‘ta përkëdhelur’ atë pas një dite stresuese. Këtu do të gjeni disa këshilla shumë të vlefshme që do t’u ndihmojnë për t’u zgjuar me lëkurë plot shkëlqim dhe të freskët.

Hiqni ‘makeup’-in
Ky është një nga gabimet më të mëdha që bëjmë ne. Duke hequr çdo shenjë të ‘makeup’-it nga fytyra juaj e lejon lëkurën të marrë frymë dhe shmang shanset për infeksion, veçanërisht për puçrra.

Pastroni
Duke hequr ‘makeup’-in nuk do të thotë se ju keni pastruar komplet lëkurën tuaj. Investoni në një pastrues të mirë duke u bazuar në llojin tuaj të lëkurës dhe sigurohuni ta përdorni pasi hiqni ‘makeup’-in. Do të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve duke hequr vajin dhe papastërtitë.

Hidratoni
Një krem i mirë nate është diçka shumë e nevojshme për regjimin tuaj të bukurisë. Do u ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer qelizat e dëmtuara të lëkurës. Aplikoni një shtresë të trashë përpara se të flini.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maskë fytyre
Në varësi të gjendjes së lëkurës tuaj, aplikimi i një maske fytyre njëherë ose dy herë në javë është një ide shumë e mirë.

Gjumi
Rëndësia e fjetjes për 7-9 orë çdo ditë, është shumë e madhe. Një regjim i mirë për lëkurën tuaj fillon me një gjumë të mirë dhe me një dietë të shëndetshme./Living