“Do të gjeni dashurinë në vendin e punës”, Horoskopi nga Meri Gjini: Si do të jetë java për të gjitha shenjat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të gjeni dashurinë në vendin e punës”, Horoskopi nga Meri Gjini: Si do të jetë java për të gjitha shenjat

 

Astrologia Meri Gjini, e ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizionplus.tv, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka treguar se si do të jetë jaa për secilën nga shenjat e Horoskopit.

 

Sipas astrologes, gjysmën e parë të vitit 2024 do ta kemi të mbarë për shenjat e ujit dhe shenjat e tokës, ndërsa gjysmën e dytë e ka zjarri dhe ajri.

Advertisement

 

Është një vit që do na mbajë me të mira të gjithëve, theksoi astrologia në studio.

 

Nesër Venusi do të kalojë tek Akrepët gjë që do të bëjë që të jemi pak më mirë dhe më stabël.

Advertisement

 

Duhet kujdes me ekonominë, paralajmëroi Gjini.

 

Advertisement

 

Dashi: Ka situatën nën kontroll, ka pushtetin e asaj çfarë prodhon dhe pret nga prodhimi i vet të mërkurën dhe të enjten. Duket sikur Venusi tek Akrepët nxit vështirësi për të shprehur emocionet për ata që janë në çift.

 

Demi: Gjatë kësaj jave do të merret me gjetjen e ekuilibrave në vështirësitë personale që kanë pasur gjatë muajit nëntor. Venusi tek Akrepët e bën këtë me qëllim që t’i ekuilibrojë. Ka lajme të reja për sa i përket parave.

Advertisement

 

Binjakët: Kryefjala e javës është puna dhe ekonomia. Nga sot deri ditën e enjte do të ishte mirë t’i mëshojnë kësaj pjese. Është një javë e mirë edhe për çështje që i përkasin raporteve personale. Ka një tendencë, për ata që janë beqarë, të gjejnë dashurinë në vendin e punës.

 

Gaforrja: Është një Venus që favorizon mënyrën si ndiheni me veten, lëvizjet që kanë të bëjnë me ekonominë dhe familjen. Duhet të kenë kujdes me virozat e kohës.

Advertisement

 

Luani: Tendenca për të shpenzuar, kanë apo nuk kanë, do të jetë e fortë me këtë Venus tek Akrepët. Çështjet me të cilën do të merren i përkasin shpenzimeve dhe çështjeve të punës. E mërkura dhe e enjtja do të sjellin lajme të mira për sa i përket profesionit.

 

Virgjëresha: Venusi nxit shoqërinë, lëvizjen, udhëtimet, komunikimin dhe bashkëveprimin me njerëz të largët. Duhet të vendosin në  agjendë çfarë çështje kanë të rëndësishme.

Advertisement

 

Peshorja: Gjatë mesit të javës, do të përpiqen të jenë dominues në territorin e tyre dhe do të përpiqen të zmadhojnë rolin e tyre për të zvogëluar të të tjerëve.  Është një javë e mirë e cila shënon fillimin e një jave që do të sjellë stabilitet në çështje praktike.

 

Akrepi: Do shënojë fillimin e një periudhe që do zgjasë deri në fund të dhjetorit, në të cilën do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Ka të bëjë me lëvizjet ekonomike, me investimet. Do të ketë mundësi për diskutime serioze edhe për çëdshtje që i përkasin zyrave.

Advertisement

 

Shigjetari: Dhjetori është muaji i tyre. Mërkuri do të qëndrojë gjatë tek ata, deri në 10-ditëshin e parë të shkurtit. Do të zgjidhin dhe do të gjejnë një formë stabiliteti në shumë drejtime të jetës së tyre.

 

Bricjapi: Duket sikur koka është plot, por mundësia për t’i dhënë formë asaj që kanë në trurin e tyre duket se është shumë e vështirë. Dita e nesërme do të jetë e vështirë ndaj duhet të vendosin në agjendë çështjet e rëndësishme.

Advertisement

 

Ujori: Vrapi do të jetë karakteristikë e të lindurve të datave 27-2 shkurt për këtë javë. Do të kenë probleme ekonomike. Për sa i përket çështjeve të profesionit, mund të nisin të presin propozime të reja pune.

 

Peshqit: Venusi tek Akrepat është favorizues, i ndihmon shumë, por jo për çështje të reja, për ata që janë në kërkim. Për ata që janë në raporte ky Venus i favorizon për të themelosur dhe për të marrë propozime të mira.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy