Djersini gjatë natës? Problemet shëndetësore që fshihen pas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djersini gjatë natës? Problemet shëndetësore që fshihen pas

Ka njerëz që djersinin shumë natën dhe jo për shkak të temperaturës së brendshme apo batanijeve mbi vete. Djersitja e tepërt gjatë natës për faktorë të panjohur ka të bëjë kryesisht me një problem të fshehur mjekësor.

Hipertiroidizmi- Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë dhe djersitja janë dy prej simptomave më shpërthyese të hipertiroidizmit. Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe nëse ajo prodhon shumë hormone, trupi punon më shumë seç duhet.Temperatura rritet dhe njeriu është më i uritur dhe ka më shumë etje.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak- Niveli i glukozës në gjak mund të bjerë natën dhe kjo manifestohet me djersitje gjatë natës. Për këtë arsye, rekomandohet që përpara gjumit, të konsumoni disa kafshata të një ushqimi të shëndetshëm.

Humbja e ndjenjave në gjumë- Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen e gjumit për shkak të vështirësive në frymëmarrje.Kjo gjë nxit prodhimin e tepërt të djersës gjatë natës.

Advertisement

Urthi- Urthi mund të ndërpresë gjumin dhe të shoqërohet edhe me djersitje të tepërt. Për këtë arsye rekomandohet që të hani vakte të vogla dhe jo përpara gjumit. Rekomandohet të shmangni të skuqurat, domatet dhe ushqimet me yndyrë.

Limfoma- Shumë prej tumorëve që njohim shkaktojnë djersitje të tepërt, por më e përhapura prej tyre është limfoma e cila e ka pikënisjen tek sistemi imunitar.

Përdorimi i medikamenteve- Shumë barna si aspirina dhe ibuprofeni shkaktojnë djersitje të tepërt.  Këtu përfshihen edhe ilaçet kunër depresionit apo trajtimet hormonale.

Tuberkulozi- Djersitja e tepërt gjatë natës është simptomë e tuberkulozit, e cila shfaqet edhe me kollë të fortë dhe sekrecione me njolla gjaku.

Advertisement

Ankthi- Ankthi që kulmon me ëndrra të frikshme dhe stërmunduese shoqërohet me djersitje të tepërt gjatë natës.

Menopauza- Djersitja e tepërt mund të jetë edhe simptomë e menopauzës dhe ndërprerjes së ciklit tek gratë. Menopauza gjithashtu shoqërohet me ankth dhe depresion.

Infeksioni- Infeksionet bakteriale manifestohen me temperaturë të lartë por edhe me djersitje të tepërt gjatë natës.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy