Para pak vitesh, Richard Pringle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi të birin në moshën 3-vjeçare.

I mituri ndërroi nga një hemoragji në tru, shkaktuar nga një sëmundje me të cilën kishte lindur.

Humbjen e të birit ai e përjetoi mes vuajtjesh dhe shkruajti 10 rregulla për të gjithë prindërit, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Këto rregulla ai i ndau në rrjetet sociale që u shpërndanë gjerësisht në mbarë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por cilat janë 10 rregullat për prindërit që sugjeron Richard Pringle?

Lexo më poshtë:

1-Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd. Nuk ka rëndësi çfarë po bën, si e kalove ditën apo natën, thjesht shijo momentet me fëmijën deri në maksimum.

2-Mos harro ti thuash “Natën e mirë” duke e shoqëruar me një puthje sepse asnjëherë nuk e di kur do ta shohësh apo puthësh për herë të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3-Kujtimet nuk vdesin kurrë, prandaj bëj sa më shumë fotografi dhe video me fëmijën tënd.

4-Koha nuk ndalon kurrë, prandaj mos e kalo të gjithën duke punuar. Kushtoji më shumë kohë fëmijës, luaj me të, çoje në park apo diku tjetër.

5-Dashuria është e pafund, nuk ka limite, nuk ka rëndësi sa e shfaq, do mbetet gjithmonë në zemrën tënde.

6-Shkruaj një ditar për të gjitha veprimet e fëmijës tënd duke nisur nga gjërat e mira, të këqija, fitoret, humbjet, gjithçka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

7-Paratë nuk numërohen asnjëherë. Mos mendo për shpenzimet, mendo për kënaqësinë që do i japësh fëmijës me çdo gjë që do ti dhurosh.

8-Mëngjesin kaloje duke ngrënë me fëmijën, duke e çuar në shkollë dhe pasdite jepi po aq rëndësi. Këtu është vlera e vërtetë e jetës.

9-Këndoni bashkë. Pavarësisht se mund të duket diçka e thjeshtë, disa kujtime ndërtohen me muzikë.

10- Sigurohu që çdo moment që kalon me fëmijën tënd të duket si i fundit, nuk ka rëndësi çfarë po bën, jeta është e shkurtër prandaj bëj sa më shumë qejf sepse nuk do pendohesh kurrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Djali i vdiq në moshën 3-vjeçare, babai shkruan 10 rregullat “e shenjta” për çdo prind appeared first on Vizion Plus.