Ndonëse mund të ndodh shpesh gjatë notit, ju mund të bllokoni kanalin e veshit me ujë edhe në shumë raste të tjera.
Ju gjithashtu mund të mos jeni në gjendje të dëgjoni mirë, apo të ndjeni tinguj të pashpjeguar.
Nuk është e vështirë të nxjerrësh vetë ujin nga veshi, këtu kemi disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.
Lëvizeni pjesën e poshtme të veshit
Kjo metodë do të ndihmojë në largimin e ujit.
Tërhiqni ose tundni butësisht pjesën e poshtme të veshit, derisa përkulni kokën poshtë drejt shpatullës.
Ju gjithashtu mund të provoni të tundni kokën nga njëra anë në tjetrën ndërsa jeni në këtë pozicion.
Provoni metodën e ‘gravitetit’
Shtrihuni në anën ku iu është mbushur veshi me ujë, dhe vendosni kokën në peshqir, në mënyrë që të absorbohet uji.
Uji mund të rrjedhë ngadalë nga veshi i juaj derisa jeni shtrirë.
Përdorni tharëse flokësh
Nxehtësia nga tharësja mund të ndihmojë në avullimin e ujit brenda kanalit tuaj të veshit.
Ndizni tharësen tuaj të flokëve në opsionin më të vogël.
Mbajeni tharësen 30 centimetra larg veshit tuaj, dhe lëvizeni para dhe mbrapa.