A ndikojnë ekranet e telefonit, kompjuterit dhe TV për të mos patur një gjumë të mirë gjatë natës? Ekspertët e gjumit thonë se është e mundur.
Të gjithë kemi dëgjuar të njëjtin paralajmërim: Të shihni ekranin e telefonit ose në një ekran tjetër para se të flini është vërtet e dëmshme për ju. Shumica e mjekëve të gjumit sugjerojnë të fikni ekranet një orë para gjumit; Fondacioni Kombëtar i Gjumit sugjeron caktimin e një “shtetrrethimi dixhital” për dy orë para nëse mundeni, nëse jo një orë apo edhe 30 minuta është më mirë se asgjë.
Realiteti është se, për shumicën prej nesh, telefonat celularë, tabletat dhe / ose TV janë gjërat e fundit që shikojmë para se të mbyllim sytë. Telefonat tanë inteligjentë ndonjëherë mund të ndjehen si një pjesë e trupit tonë sepse ne jemi aq të lidhur (fizikisht) me ta. Ekranet në përgjithësi janë bërë një pjesë kaq e spikatur e jetës sonë, saqë mund të ndjehet plotësisht jorealiste t’i heqim ato herët gjatë natës. Por sipas mjekëve të gjumit, është një ide e zgjuar që të paktën ta provoni.
Natën, truri juaj fillon të prodhojë një hormon të quajtur melatonin, i cili mban në rrugën e duhur ritmin tuaj dhe ju ndihmon të flini gjumë, sipas Qendrës Kombëtare për Shëndetin. Duke u ekspozuar ndaj dritës së ndritshme ndikon në mos prodhimin e melatoninës, thotë Philip Richard Gehrman, një specialist i sjelljes dhe gjumit dhe profesor i asociuar i psikologjisë klinike në psikiatri në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvania. “Drita blu ka ndikimin më të fortë,” shton ai, “dhe llojet e dritave LED të përdorura në shumicën e pajisjeve elektronike janë më të forta.”/ Living
The post Dëmi i madh që shkakton drita e celularit në gjumin e natës appeared first on Vizion Plus.