Princeshë Diana edhe pas 25 vitesh nga vdekja e saj vijon të ngjall kuriozitet tek njerëzit në mbarë botën.

 

Së fundmi disa foto të sajat të pa publikuara ndonjëherë do të dalin në ankand. Në foto shfaqet Princeshë Diana me ish-bashkëshortin e saj Mbretin Charles dhe dy djemtë e tyre.

Fotot pritet të dalin në ankand në Willingham Auctions në Cambridgeshire, Angli, më 4 mars. Ato konfirmohet se janë marrë në kështjellën Balmoral në Skoci , shtëpia e preferuar e pushimeve të mbretëreshës Elizabeth.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Fotot intime u shkrepën në shtator 1982, tre muaj pas lindjes së Princit të Uellsit. Ndërkohë një foto tregon Charles duke përfaquar vëllain e sapolindur.

 

Disa fotografi të tjera nga koleksioni prej 22 fotografish shfaqin gjithashtu mbretëreshën Elizabeth me një fund tartan gri dhe të kuq. Në foto mund të shihet edhe Baron King, një mik i familjes mbretërore, i cili tani po shet fotot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";