Covid/ Bum kërkesash për lodra seksuale gjatë izolimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid/ Bum kërkesash për lodra seksuale gjatë izolimit

Disa muaj pas fillimit të “karantinës së detyruar”, hulumtimet tregojnë se ka pasur një rritje të interesit për lodrat seksuale në Itali.

Si të gjitha produktet në shitje gjatë periudhës së izolimit, lodrat dhe produktet seksuale gjithashtu pësuan rritje çmimi.

Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, italianët dhe austriakët kanë kërkuar kryesisht vibratorë për gratë, ndërsa spanjollët, gjermanët dhe anglezët preferuan lodra seksi për meshkuj.

“Ne besojmë se detyrimi për të qëndruar të mbyllur brenda mureve të shtëpisë, i ka shtyrë çiftet që të gjejnë një strategji për të shijuar karantinën”, tha Norma Rossetti, themeluese e MySecretCase, e cila shtoi se shitjet e artikujve dhe lodrave të seksit në faqen online u rritën me 50%.

Advertisement

Sipas asaj që deklaron MySecretCase, kryesisht konsumatorët më të mëdhenj ishin beqarët ata që nuk kishin menduar kurrë se do të provonin lodrat seksuale, si dhe çiftet që bashkëjetojnë, e të cilët gjetën kohë për të “eksperimentuar”.

The post Covid/ Bum kërkesash për lodra seksuale gjatë izolimit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy