Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.
Me rastet e koronavirusit në SHBA, që kanë arritur shifra rekord, shumë vende e shohin Amerikën pothuajse me frikë.
Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre.
Ndërkohë, edhe pse shumë amerikanë po qëndrojnë në shtëpi, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Vendet e ndryshme të botës i ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë.
CNN jep edhe listën e vendeve ku mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime dhe një ndër këto është edhe Shqipëria.
”E gjendur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur”, shkruan CNN.
”Faqja web e ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë. Ndërkohë janë vendosur rregulla për maskat dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje”, përfundon CNN.