Vetëm një ditë më parë, (të dielën) pamje dramatike kapën momentin kur një avion i kompanisë “British Airways” u godit nga rrufeja pak para se të ulej në aeroportin Heathrow të Londrës.

Një pasagjer e përshkroi ngjarjen si tronditëse, por sa të shqetësuar duhet të jenë pasagjerët nëse avioni goditet nga rrufeja? Përgjigje kësaj pyetjeje i kanë dhënë ekspert të fushës dhe ish-pilotë, shkruan Living.

Sa janë mundësitë që një avion të goditet nga rrufeja?

“Statistikat tregojnë se një avion goditet nga rrufeja rreth një herë në 5 mijë orë fluturim ose një herë në vit”, është shprehur Doug Morris, kapiten i Air Canada.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë ndodh me avionin nëse ai goditet nga rrufeja?

Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë ish-piloti Terry Tozer, i cili ka botuar edhe librin “Pse rrëzohen avionët”. “Goditja e rrufesë mund të sjellë probleme me pjesët elektronike në avion, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk shkakton probleme serioze sepse avioni nuk është i tokëzuar. Rrufeja mund ta godasë avionin në skaje dhe të kalojë në anën tjetër me vetëm disa dëme sipërfaqësore. E kam provuar edhe unë këtë ndjesi dhe kishim vetëm një vrimë të vogël në konin e hundës dhe bishti kishte një pjesë të vogël të djegur, por pa probleme serioze. Pas goditjes nga rrufeja, avionit duhet t’i bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme”, shprehet Tozer.

Çfarë bëjnë pilotët kur avioni goditet nga rrufeja? A janë të vetëdijshëm ata për këtë?

“Varet nga goditja. Mund të fluturosh në re dhe shohësh një blic të ndritshëm, por ndoshta nuk e kuptoni nëse ju ka goditur apo jo. Goditja nga rrufeja mund të shkaktojë edhe një ndërprerje të përkohshme të komunikimit ose navigimit, por avionët modernë nuk e kanë këtë problem. Sistemet e avionit janë të projektuara që të vazhdojnë funksionimin normalisht edhe pas goditjes së rrufesë”, shprehet James Moy, instruktor fluturimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A duhet të shqetësohen pasagjerët?

“Jo. Në përgjithësi nuk ka aspak vend për alarm. Rreziku duhet të menaxhohet, por nuk është ky rasti. Ndoshta, do të ishte shumë herë më e rrezikshme nëse avioni do të përballej me një stuhi breshëri, pasi ai mund ta dëmtojë avionin fizikisht”, shprehet ish-piloti Terry Tozer.