Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni qepë çdo ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni qepë çdo ditë

Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit. Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

Për ekspertët, qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.

Qepa kundër sëmundjeve kronike

Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

Advertisement

Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë  sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

Ekspertët thonë se përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.

Qepa për zemrën

Advertisement

Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera. Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.

Qepa kundër diabetit

Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

Advertisement

Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrnave dhe sheqenave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak  dhe peshën trupore.

Qepa, armiku i qelizave të dëmshme

Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë. Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse. Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

Advertisement

Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin. Këshilla është që të hani qepë, të paktën një në ditë dhe të jetoni më mirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy