Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Dhe nëse ky vakt kalohet pa ngrënë shëndetshëm, organizmi do të jetë gjithmonë i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe sëmundjeve.

Nutricistët preferojnë që mëngjesi të konsumohet sa më shëndetshëm dhe sa më shumë ushqime natyrale.

Fibrat, proteinat dhe vitaminat nuk duhet të mungojnë në mëngjesin tuaj. Ajo që preferohet më shumë për t’u ngrënë është veza, e cila përmban proteina të cilat i duhen organizmit për të funksionuar sa më normal gjatë ditës.

Drithërat, gjalpi dhe arrat janë mjaft të nevojshme për mëngjes sepse kanë vlera ushqyese dhe e mbajnë organizmin të palodhur për një kohë të gjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, drithërat përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë organizmin në tretjen e ushqimit dhe kjo i parandalon sëmundjet, të cilat lidhen me problemet e tretjes dhe zorrëve.

Qumështi padyshim që nuk duhet të mungojë, kjo për shkak të përmbajtjes së kalciumit, i cili i mban kockat në formë dhe të shëndetshme.