Shumë prej nesh janë rritur të besojnë se çdo strukturë familjare jashtë asaj tradicionale është disi e “thyer” dhe se divorci u shkakton fëmijëve dëmtime afatgjata.

 

Por kur disa njerëz të moshave të ndryshme, me prindër të divorcuar, u pyetën se çfarë do dëshironin që prindërit e tyre të kishin bërë ndryshe ata u përgjigjën:

1.Largimi pa thënë lamtumirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 14 vjeç. Babai im u largua pa as një lamtumirë. Nuk e pashë për 2 muaj. Ai priti derisa procesi i divorcit të ishte gati, që të kthehej dhe të më takonte. Babai im e bëri atë se mendoi që ishte më e mira, por në fakt nuk ishte. Ai u zhvendos, duke lënë pas familjen e tij për gruan tjetër dhe familjen e saj. Unë sot jam 64 vjeç dhe ende herë pas here lotoj kur flas për largimin e babait tim.” – Janet Streng, Las Vegas, Nevada.

2.Transferimi në vende të ndryshme.

“Do doja shumë që nëna ime të kishte qëndruar në të njëjtin qytet pas ndarjes nga babai. Jam ndierë shumë keq kur e shihja babin tim të qëndronte vetëm gjatë gjithë kohës”- Roberta Steward, 49 vjeçe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Të detyrohesh të mbash vetëm një anë.

 

“Do të doja shumë të mos isha përdorur si ‘grep’ nga prindërit e mi . Do të doja të mos kisha marrë ryshfet. Gjithashtu, do të doja që gjykatat të mos më kishin bërë të vendosja që në moshën 8-vjeçare se me cilin prind doja të qëndroja. Ai moment më ka mbetur si traumë.” – Liliana Filipe, 44 vjeçe, Florida.

4.Të folurit keq për prindin tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Nëna ime u divorcua nga babai kur unë isha 4 vjeç. Ajo dhe gjyshërit e mi shpesh përdornin frazën: “Nëse babai yt do të donte vërtet, ai do të…”. Unë u rrita i indoktrinuar se babai im nuk më donte ose nuk dinte të më donte. Unë kurrë nuk e ndjeva praninë e tij, megjithëse ai ishte një njeri i ndershëm, inteligjent dhe punëtor. Unë sot do të këshilloja prindërit që divorcohen, të shmangin të thonë gjëra negative për prindin tjetër para fëmijëve të tyre. Mund të ketë një ndikim shkatërrues në aftësinë e atij fëmije për të krijuar marrëdhënie dashurie në të ardhmen.” – Laurie Itkin, 54 vjeç, San Diego.

 

5. Prezantimi i partnerëve të rinj shumë herët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Do të doja që prindërit e mi të kishin marrë parasysh ndikimin dhe rëndësinë e sjelljes së partnerëve të rinj në familjen tonë. Unë e kuptoj plotësisht se takimet pas divorcit nuk janë pa sfida, por kur përfshihen fëmijët, duhet të merren në konsideratë edhe ndjesitë e tyre. Nuk ishte e drejtë që njerëzit që nuk donin fëmijë në jetën e tyre dhe nuk kishin idenë se si të silleshin me ne, të na shihnin si një shqetësim.” – Jenny Dreizen, 35 vjeçe, Huntington, Nju Jork.

 

6.Trajtimi i fëmijëve si të besuarit e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Prindërit e mi u divorcuan kur unë isha 16 vjeçe dhe kjo ishte përvoja më sfiduese dhe traumatike e jetës sime. Sigurisht, do të doja që gjithçka në lidhje me të të ishte ndryshe, por dy gjërat më të mëdha që do ta kishin bërë më të lehtë situatën për mua si adoleshente ishte: 1) Të mos më përfshinin në mes të dramës së tyre. E di që kjo mund të jetë e vështirë për t’u shmangur, veçanërisht me fëmijët më të rritur, por do këshilloja të përpiqeni të mos vareni nga fëmijët tuaj për mbështetje . Shikoni një këshilltar ose terapist, ose gjeni një burim tjetër për t’ju ndihmuar në mënyrë që të mund t’i mbroni fëmijët tuaj nga disa konflikte dhe trauma. 2) Mos u hidhni shpejt në marrëdhënien e ardhshme dhe filloni t’i sillni ato në jetën e fëmijëve tuaj. Përsëri, e kuptoj që edhe prindërit kanë nevojë për mbështetje, por merrni ndihmë profesionale dhe lejoni një kohë të mirë shërimi për fëmijët tuaj përpara se partnerët e tjerë të vihen në skenë.”- Whitney Prude, 34 vjeç, Rochester, Minesota.

 

7. Të të mashtrojnë se do fitosh kënaqësi të dyfishta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Do të doja që prindërit e mi të mos më kishin dhënë një siguri të rreme se si do të ishte jeta për mua pas divorcit të tyre. Ata përdorën tallje të tilla si: ‘Vetëm mendo, do të kesh dy nga të gjitha! Dhe do të marrësh dyfishin e dhuratave në Krishtlindje dhe në ditëlindjen tënde!’ Ky më ka mbetur një kujtim që edhe sot më krijon bezdi, pasi më emocionoi dhe nuk funksionoi ashtu, më lëndoi aq shumë sa që muajt në vijim ishin më traumatik nga sa duhej të ishin.” – Christine MacIntyre, 37 vjeçe, Jackson, Michigan.

 

8. Qëndrimi bashkë “për hir të fëmijëve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do të doja që prindërit e mi të mos kishin qëndruar bashkë pas lindjes së vëllait tim të vogël. Ata dukeshin aq të mjerë së bashku. Nëna ime kishte depresion pas lindjes së vëllait tim dhe ata thjesht nuk dinin si të prindëronin së bashku, ndërkohë që ishin edhe alkoolikë ‘funksional’. Kishte kaq shumë pakënaqësi dhe zemërim në shtëpinë time duke u rritur, saqë kisha shumë nevojë për lumturi. Unë mendoj se ata thjesht ndiheshin të bllokuar në atë lidhje, vetëm se na kishin ne të dy. Dhe me kalimin e viteve unë dhe vëllai im e vuajtëm shumë pasi ndiheshim përgjegjës për ndarjen e tyre.”- Tawny Draper, 40 vjeç, Alberta, Kanada./Living/