Nuk është e vërtetë që mjafton vetëm ta lani fytyrën dhe jeni në rregull pasi çdo lloj lëkure ka nevoja të veçanta. Mësoni më poshtë se si duhet të kujdeseni për tipin tuaj të lëkurës:
Lëkura normale
Prioriteti juaj është që të ruani nivelet e lagështisë në lëkurë dhe të siguroheni se lëkura të mbetet e hidratuar. Duke përdorur një pastrues të butë, një krem hidratant të lehtë dhe krem mbrojtës në mënyrë të rregullt ju do të keni një lëkurë që do t’jua kenë zili të gjithë.
Lëkurë të thatë
Ju nevojitet një pastrues i butë që nuk do të eliminojë lagështinë e lëkurës. Një krem hidratant i thjeshtë nuk do të ishte mjaftueshëm, pasi lëkura e thatë ka nevojë për serume hidratuese dhe hidratantë me përmbajtje vajore ose gjalpë shea. Shmangni produktet me bazë alkooli.
Lëkurë e yndyrshme
Përdorni krem hidratant të lehtë dhe produkte eksfoljuese të paktën dy herë në javë. Njerëzit shpesh supozojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë të hidratohet, por ky është një mit.
Lëkurë mikse
Përdorni një pastrues të butë për të balancuar prodhimin e yndyrës së tepërt dhe për të parandaluar irritimin e mëtejshëm./ Living