Bërja e thonjve me xhel është e rrezikshme, ja çfarë thotë studimi më i ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bërja e thonjve me xhel është e rrezikshme, ja çfarë thotë studimi më i ri

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se rrezatimi i emetuar nga pajisjet që përdoren zakonisht për tharjen manikyrit të thonjve me xhel është i rrezikshëm. Sipas tij, drita UV mund të shkaktojë dëmtim të qelizave të lëkurës dhe ADN-së.

 

“Studimi ynë tregon se ekziston një rrezik potencial veçanërisht për njerëzit me ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës UV,”-u shpreh Maria Zhivagui, studiuese në laboratorin Alexandrov në Universitetin e Kalifornisë.

 

Advertisement

Për të kuptuar më mirë efektet e rrezatimit nga tharëset me dritë UV, Dr. Zhivagui dhe kolegët e saj ekspozuan qelizat e njeriut dhe të miut ndaj rrezatimit  dhe zbuluan se kur qelizat u ekspozuan ndaj dritës për 20 minuta, u dëmtuan në një shkallë 20% deri në 30%. Ekspozimi për tre seanca 20-minutëshe e çoi në 65% deri në 70% probabilitetin e vdekjes së qelizave dhe shkaktoi dëmtim të pakthyeshëm të AND-së. Mjekët shpjeguan se kjo vjen pasi rrezet depërtojnë në shtresën më të thellë të lëkurës dhe aktivizojnë qelizat e melaninës poshtë thoit duke e kthyer atë në një ngjyrë më të errët. Sipas doktoreshës, lyerja e thonjve me manikyr duke mos përfshirë dritën UV në procesin e punës, lidhet gjithashtu dhe me rreziqe të tjera shëndetësore. Ndër to mund të përmendim infeksione të mundshme të thonjve dhe inflamacion.

 

“Rreziqet shëndetësore që lidhen me këtë shërbim estetik përfshijnë infeksionet e thonjve, acarimin dhe skuqjen e lëkurës nga kimikatet e përdorura si dhe probleme me frymëmarrjen të cilat vijnë nga pluhuri i thonjve që gjendet nëpër sallone,”- tha ajo. Këto lloj infeksionesh mund të shkaktohen nga baktere, viruse dhe kërpudha të ndryshme dhe shkak bëhet mungesa e higjienës.Është e rëndësishme që sallonet e bukurisë të ndjekin standardet më të larta për pastërtinë dhe dezifektimin e pajiseve të punës.

 

Advertisement

Disa masa paraprake që mund të ndiqen nga të githë përpara takimit të ardhshëm tek estetistja përfshijnë:

1.Aplikoni kremit ​​dielli për të minimizuar ekspozimin ndaj dritës.

 

2.Shkoni në një sallon me reputacion të mire dhe sisteme funksionale ventilimi.

Advertisement

 

3.Pyesni për protokollet e dezinfektimit përpara se të isni me procedurën.

 

4.Shmangni lyerjen e thonjve nëse keni ndonjë prerje, plagë ose gërvishtje në lëkurë.

Advertisement

 

5.Shmangni prerjen e tepëruar të kutikulave./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy