Disa ditë më parë në Luiziana plasi një skandal, pasi dy gra u arrestuan sepse bënin video erotike bashkë me një prift katolik në një kishë. Një nga të prangosurat, 23-vjeçarja Melissa Cheg u rrëfye pas ngjarjes. Teksa mohoi të jetë fajtore, ajo tha se ditët pas arrestimit po i përjeton plot stres e ankth. E reja shtoi se po sheh makthe dhe se nuk është në gjendje të bëjë asgjë.
Ajo krijoi llogari në një platformë për të mbledhur donacione për të mbuluar shpenzimet e saj gjyqësore. Deri tani ka mbledhur 10 mijë dollarë sepse njerëzit vlerësojnë faktin se ajo është tërhequr nga veprimet e saj të neveritshme.
“Unë e kuptoj që disa njerëz mund të jenë të mërzitur për atë që ndodhi, por kjo nuk do të thotë që sjellja ime ishte e paligjshme ose kriminale në asnjë mënyrë. Unë kërkoj nga kushdo që dëshiron të më gjykojë mua që ta kanalizojë energjinë e tij diku tjetër. Në mënyrë që të dal nga kjo aventurë e fortë dhe e shëndetshme, duhet të qëndroj larg punës dhe medias sociale për një kohë. Edhe në ëndrrat e mia më të egra, nuk e kisha imagjinuar jetën time ashtu, por ja çfarë ndodhi. Ata shkelën privatësinë time dhe tani unë kam një problem. Ndoshta disa njerëz nuk duhet të shikojnë nga dritaret dhe pastaj të ankohen për atë që shohin, sidomos natën. Jam aq e mërzitur sa po shoh makthe, përejetoj sulme paniku dhe as nuk mund të punoj. Më ka mbytur stresi. Vuajtjet dhe ankthi i ditëve të fundit më kanë përkeqësuar shëndetin. Kam një problem kronik që lidhet me takikardinë. Nëse nuk kam mundësi të izoloj veten dhe të pushoj, prej sëmundjes time kronike mund të përfundoj në shtrat.”
Melissa Cheg, bashkë me 41-vjeçaren Midi Dixon, këmbëngulin se janë të pafajshme sepse takimi erotic u zhvillua mes të rriturve që u pëlqente të ishin aty, në një vend privat dhe në një kohë kur kisha ishte e mbyllur për publikun.