Nëse jeni adhuruese e makeup-it, është mirë të dini si ndikon ai në lëkurën tuaj. Nëse jeni nga ato që e doni shumë grimin dhe lyheni çdo ditë, duhet të dini se ka mundësi që të dëmtojë lëkurën tuaj. Ja se çfarë mund të ndodhë me lëkurën tuaj nëse bëni grim çdo ditë:
Aknet
Nuk kishim nevojë t’jua tregonim, por shumë shtresa të grimit shpesh çojnë në puçrra. Nëse tashmë keni akne, mund të përkeqësohet nëse nuk e lini lëkurën tuaj “të marrë frymë”.
Pore të bllokuara
Siç thamë më lart, grimi bllokon poret dhe lëkura nuk mund të marrë frymë. Rezultati është që krijohen puçrra. Sigurisht, nëse e hiqni mirë grimin gjatë natës dhe e pastroni fytyrën tërësisht, mund ta ndihmoni.
Lëkura nuk rinovohet
Nëse vazhdimisht keni grim në lëkurë dhe nuk e hiqni atë në mënyrë sistematike, atëherë nuk po ndihmoni në rinovimin e saj. Pavarësisht se çfarë produkti vendosni në fytyrën tuaj, ai nuk do të përthithet siç duhet dhe as nuk do të funksionojë siç duhet.
Po e pastroni fytyrën me sapun, ujë të nxehtë apo peshqir? Epo, sipas dermatologëve mund të jeni duke e larë fytyrën gabim. Eksfolimi i tepërt, larja me ujë tepër të nxehtë dhe përdorimi i shumë pecetave njëpërdorimshme janë disa nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë kur lajnë fytyrën. Këto teknika mund të shkatërrojnë barrierën natyrale të lëkurës suaj, ta thajnë atë dhe të bllokojnë poret tuaja. Dermatologët kanë zbuluar se çfarë duhet të shmangim kur bëhet fjalë për të mbajtur të pastra fytyrat tona. Klikoni në këtë link për më shumë.