Shfaqja e akneve

Stresi manifestohet rregullisht nëpërmjet akneve dhe puçrave. Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën më shpesh se zakonisht. Kjo përshpejton përhapjen e baktereve dhe shfaqjen e puçrave.

Dhimbjet e kokës

Stresi është një faktor kontribues në intensitetin e dhimbjeve të kokës dhe të zonës së qafës. Studimet konfirmojnë se një ngjarje stresuese pasohet nga një dhimbje e fortë e kokës. Sa më shumë ngjarje të tilla të ketë në harkun kohor të një muaji aq më shumë dhimbje koke do të përjetojë një i rritur. Në fakt sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, stresi është shkaktari i dytë madhor i dhimbjeve të kokës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Dhimbjet Kronike

Nivelet në rritje të kortizolit, hormoni kryesor i stresit shkaktojnë dhimbje të shumëfishta e kronike.

Sëmundje në rritje

Nëse ju duket sikur nuk po rimëkëmbeni dot nga sëmundjet e ndryshme që ju kaplojnë herë pas here, atëherë tregoni kujdes me stresin. Ndikimi i tij në sistemin imunitar është i ashpër dhe e bën njeriun një shënjestër të lehtë të shumë sëmundjeve. Në rastin e gripit, stresi arrin të zbehë rolin mbrojtës të vaksinës dhe nënshtron sistemin imunitar. Sëmundjet më të përhapura tek njerëzit që stresohen më shpesh, janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Mungesë energjie dhe pagjumësi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lodhja kronike dhe rënia e nivelit të energjisë janë simptoma të përhapura të stresit. Stresi prish edhe cilësinë e gjumit dhe shkakton pagjumësi.

Probleme me tretjen

Nivelet e larta të stresit shkaktojnë probleme me tretjen, diare dhe konstipacion. Fëmijët, gratë dhe burrat që preken nga stresi, përjetojnë më shumë raste konstipacioni, dhimbje stomaku, fryrje ose diare.

Oreksi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stresi ka një ndikim të fortë tek oreksi. Njerëzit e stresuar mund të përjetojnë humbje të tij ose një dëshirë të pajustifikuar për ushqim. Në përiudha stresuese, njerëzit mund të humbasin ose të shtojnë në peshë në mënyrë të menjëhershme.

Depresion

Stresi kronik ka një rol kontribues në shfaqjen e depresionit. Ky fundit prek më shumë adoleshentët dhe gratë. Sa më stresuese të jetë jeta juaj, aq më të shpeshta do të jenë episodet e depresionit.

Rrahje të shpeshta zemre

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stresi e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe më fort. Raste të tilla vërehen tek adoleshentët dhe studentët të cilët situatat stresuese i kalojnë në shkollë ose me moshatarët e tyre.

Djersitja

Ekspozimi ndaj stresit shkakton djersitje të tepërt, sidomos në zonën e duarve. Kjo vihet re kryesisht tek adoleshentët por edhe tek gratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";