Momenti kur një balenë 30 tonëshe “hodhi në erë” guidën e një grupi turistësh në një ekskursion ‘noto me balenat’ në Australi, është kapur në kamera dhe po bën xhiron e rrjetit.Videoja tregon balenën duke ngritur në ajër guidën nga porti i Southport.

Sipas Jacqueline Payne, e cila regjistroi skenën me bashkëshortin e saj, Max Persin, balenat notuan me ne ta rreth 20 minuta dhe vazhduan të afroheshin më shumë.

“Nuk e prisnim që të afroheshin kaq shumë, por ishin mjaft të çuditshme, siç na tha udhërrëfyesi ynë, gjë që është mjaft e rrallë”.

Ndërsa grupi ishte duke notuar, ata papritmas dëgjuan britma nga varka e shoqërimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, siç i shpjeguan ata, ishin shumë me fat që patën mundësinë të shihnin në këtë mënyrë madhështinë e një balene të tillë./vizionplus.tv