
Momenti kur një balenë 30 tonëshe “hodhi në erë” guidën e një grupi turistësh në një ekskursion ‘noto me balenat’ në Australi, është kapur në kamera dhe po bën xhiron e rrjetit.Videoja tregon balenën duke ngritur në ajër guidën nga porti i Southport.
Sipas Jacqueline Payne, e cila regjistroi skenën me bashkëshortin e saj, Max Persin, balenat notuan me ne ta rreth 20 minuta dhe vazhduan të afroheshin më shumë.
“Nuk e prisnim që të afroheshin kaq shumë, por ishin mjaft të çuditshme, siç na tha udhërrëfyesi ynë, gjë që është mjaft e rrallë”.
Ndërsa grupi ishte duke notuar, ata papritmas dëgjuan britma nga varka e shoqërimit.
Megjithatë, siç i shpjeguan ata, ishin shumë me fat që patën mundësinë të shihnin në këtë mënyrë madhështinë e një balene të tillë./vizionplus.tv