Në episodin e kësaj të shtune në “Jonida’s Room” në Vizion Plus ka qënë e ftuar aktorja e njohur Olta Gixhari e cila ka rrëfyer shumë detaje ekskluzive rreth jetës së saj.
Olta tregoi që emrin “ Amar” ia ka vendosur kur ka qënë 4-5 muajshe shtatëzanë pasi i ka dalë në endërr, pasi mikesha e saj Armina Mevlani i kishte nisur një listë emrash, mes tyre edhe Amar.
“Do të të them dicka që nuk e kam thënë kurrë. Emrin e djalit unë e kam vendosur që kur kam qënë në muajin e 4-5,por unë sërish nuk kam hequr dorë duke kërkuar emra dhe kam lexuar pafund lista emrash. Dhe instiktivisht unë e thërrisja bebin Amari kur e kisha në bark. Kisha një ëndërr njëherë dhe më doli jo me fytyrën që ka ai,por më doli kështu si energji dhe më tha mami boll kërkove se emri është ky”, u shpreh aktorja.
Në intervistën e dhënë për Jonida Maliqin, Olta Gixhari zbuloi për herë të parë se kush qëndrontë pas emrit të djalit të saj.
“Kam folur me mikeshat e mia dhe i kam thënë mmë dërgoni lista me emrash dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Dhe në emrat që më dha ajo ishte emri i djalit. I lexova dhe thashë ok. Më ps të nesërmen iu ktheva prap bisedës dhe i thash partnerit më pëlqën shumë. Dhë ditët kalonin unë mbeta tek ky emër”, përfundoi Olta Gixhari.