Aktoria hollivudiane Angelina Jolie ka njoftuar se do të largohet nga posti i ambasadores së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pas më shumë se 20 vitesh. Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që unë i admiroj më shumë në botë” dhe tani do ta përqendrojë kohën e saj duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti”. Jolie, 47 vjeçe, është e njohur për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën e saj vezulluese, e cila përfshin role yjesh në filma si “Mr and Mrs Smith”, “Maleficent”, “Wanted” dhe “Lara Croft: Tomb Raider”.

 

 

Ajo ka bashkëpunuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 është emëruar e dërguar speciale. Duke shkruar në Instagram, Jolie tha se do të kalonte “pjesën tjetër të jetës sime duke punuar me refugjatët. “Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht në jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. UNHCR-ja është plot me njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë ndryshime në jetën e njerëzve çdo ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";