E tërbuar, një grua hyri në kishë me fëmijët e saj përdore për të kërkuar që ceremonia e martesës të ndërpritet sepse dhëndri ishte burri i saj. Skena, që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma, ndodhi në një kishë në Chainda, në kryeqytetin e Zambisë, që ndodhet në pjesën jugore të Afrikës.

 

Sipas mediave të huaja, dhëndri, Abraham Muyunda e kishte thënë gruas së tij herët në mëngjes se do të shkonte në qytet për punë. Por e vërteta rezultoi ndryshe. Caroline Mubita dyshonte rreth martesës së burrit të saj për shkak të fjalëve që kishte dëgjuar nga fqinjët. Ajo e ndoqi atë nga pas dhe më pas u fund në kishë për t’i dhënë fund kësaj historie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo martesë nuk mund të vazhdojë. Ky burrë këtu është burri im. Unë nuk e di se çfarë po ndodh këtu”, dëgjohet ajo në video.

 

Teksa raportohet se nusja e dinte që ai ishte i martuar, dhëndri u dorëzua në policinë lokale. Ai rrezikon shtatë vjet burg për bigami.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";