A mund të vendosni make-up nëse keni akne?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A mund të vendosni make-up nëse keni akne?

Secili mund t’ju sugjerojë që të mos vendosni make-up derisa lëkura e juaj të pastrohet.

Edhe mikja e juaj më e afërt ju sugjeron se grimi është shkaku i akneve tuaja, megjithatë ju nuk mund të duroni të dilni pa grim, shkruan verywellhealth.com.

Por, si qëndron  e vërteta? A është në rregull të vendosni make-up kur keni akne, apo duhet ta lini lëkurën të zhveshur për të parandaluar aknet?

Vendosja e grimit është në rregull, edhe nëse keni akne

Advertisement

Aplikimi i grimit nuk duhet të funksionojë kundër qëllimeve tuaja për lëkurë të pastër. Mund të vendosni make-up, edhe nëse keni ‘shpërthim aknesh’.

Grimi në fakt mund ndikojë pozitivisht në jetën tuaj.

Nëse ndiheni në siklet për lëkurën tuaj, grimi mund t’ju japë një zgjedhje shumë të nevojshme. Shumica prej nesh ndihen më të sigurt kur puçrrat tona janë të fshehura.

Pra, nëse grimi ju ndihmon të ndiheni më mirë me veten, vendoseni atë pa shqetësime. Ju gjithmonë mund ta lini fytyrën tuaj pa grim në ato ditë kur jeni duke qëndruar nëpër shtëpi.

Advertisement

Pastrojeni make-upin çdo natë

Nëse vendosni të aplikoni grim, ekziston një kërkesë. Gjithmonë duhet të shpëlani fytyrën para se të shkoni në shtrat.

A vlen kjo edhe për make-upin mineral? Vë bast se po. Ndryshe nga sa thonë reklamat, nuk duhet të flini me make-upin mineral.

Asnjëherë mos shkoni të flini pa pastruar fytyrën. Një pastrim rutinë gjatë natës jo vetëm që heq grimin, por edhe djersën, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt.

Advertisement

Gjithsesi, keni nevojë për lëkurë të pastër përpara se të aplikoni medikamente lokale. Nëse nuk e lani fytyrën çdo natë, me siguri nuk po aplikoni as medikamentet për aknet. Dhe përdorimi i tyre çdo ditë është ajo që përfundimisht do të pastrojë lëkurën tuaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy