Nxirja e trupit është rezultat i ekspozimit të trupit ndaj rrezeve UV të diellit. Megjithatë, këto rreze ndonjëherë reflektohen nga objekte ose materiale të caktuara në mjedisin tonë, dhe më pas mund të projektohen në një zonë me hije. Në këtë rast, a mund të nxiheni nën hije?
Kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve UV të diellit, ajo reagon duke stimuluar prodhimin e melaninës së melanociteve.
Për sa kohë që drita ultravjollcë po reflekton mbi ju, atëherë lëkura juaj po e përthith atë – borën dhe rërën, veçanërisht të dyja reflektojnë fuqishëm rrezet edielli.
Njerëzit mund të kalojnë orë të gjata në hije, ndërkohë që ende ekspozohen shumë në diell dhe rrezikojnë dëmtimin nga dielli.
Pra, edhe nëse jeni në hije, prapë mund të keni një nxirje ose djegie.
Meqenëse rrezet UV të diellit mund të arrijnë tek ne kur jemi në hije, është e rëndësishme të mbrojmë lëkurën tonë, edhe në këto kushte. Rrezet UV mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme. Ato gjenerojnë radikale të lira në trupin tonë që mund të ndryshojnë membranat qelizore, por gjithashtu nxisin ndryshime në kodin gjenetik, duke çuar në mutacione dhe madje edhe në përhapjen e qelizave kancerogjene./vizionplus.tv