Ekspertët kryen një studim mbi 170.000 britanikë të shëndetshëm në të 50-at dhe analizuan zakonet e tyre të pirjes së kafesë. Ata i ndanë njerëzit në kategori: ata që pinë kafe të ëmbël, ata që pinë kafe pa sheqer dhe ata që nuk e pinë fare.

 

Ata zbuluan se pirja e dy deri në katër filxhanë kafe në ditë ishte alternativa më e mirë, pavarësisht nëse përdornin sheqer në kafe apo jo. Ata e shpjeguan në këtë mënyrë: ata që pinin kafe të pa ëmbëlsuar kishin deri në 29 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme në krahasim me ata që nuk e pinin fare, ndërsa kafeja e ëmbël shoqërohej me një rrezik 31 për qind më të ulët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konsumuesi mesatar i kafesë që përdor sheqer në kafe shtoi vetëm rreth një lugë çaji sheqer, që është një dozë e kontrolluar dhe nuk përbën rrezik serioz, sipas shkencëtarëve. Kjo është shumë më pak se sasia e sheqerit të shtuar në kafetë e gatshme të shitura në zinxhirë të ndryshëm të shitjes me pakicë.

 

Ky hulumtim është pjesë e shumë studimeve që e lidhin kafenë me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë jetëgjatësinë e përgjithshme dhe një rrezik më të ulët të depresionit ose diabetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përbërjet e kafesë besohet se reduktojnë inflamacionin, përshpejtojnë metabolizmin dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.