Një në pesë të rritur në të gjithë botën vuajnë nga problemet me hipertensionin apo presionin e gjakut.

Shifrat për këtë problem janë mjaft të larta ndaj parandalimi apo përkujdesja janë dy nga synimet kryesore të kujdesit ndaj shëndetit.

I quajtur ndryshe “vrasësi i heshtur” presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë ishemi, probleme kardivaskulare e një sërë komplikacionesh të tjera.

Disa ekspertë rekomandojnë mjaltin si një mënyrë natyrale për ta kontrolluar këtë problem.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetitë shëruese të mjaltit

Mjalti ka mjaft vlera nga të cilat një organizëm mund të përfitojë, një ndër to janë antioksidantët e shumtë.

Ata ndihmojnë në luftimin e qelizave të këqija dhe normalizimin e çdo problem në organizëm.

Gjithashtu përmban mjaft vitamina, minerale, probiotikë, aminoacide, enzima dhe shpesh mund ta gjeni si përbërës tek kurat natyrale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjalti ndihmon dhe me mjaft probleme të tjera siç është gastriti, problemet me tretjet apo të gjithë sistemin tretës.

Disa studime tregojnë se mjalti mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë e natyrale për kurimin dhe neutralizimin e presionit të gjakut.

Mjalti për presionin e gjakut?

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2011 në revistën “Letters in Drug Design & Discovery”, tregohet se mjalti ka veti pozitive dhe mbrojtëse kundër presionit të gjakut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër studim po ashtu publikuar në vitin 2011 në revistën “International Journal of Molecular Sciences” dëshmoi se sasi të caktuara të mjaltit arrinin të ulnin hipertensionin tek kavjet.

Megjithëse ka disa lloje mjalti, e rëndësishme është të zgjidhni gjithnjë atë sa më natyral për t’i dhënë vlera trupit tuaj.