A duhet të shqetësohemi nëse këmbët na vijnë erë të keqe? Mënyrat si ta parandaloni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A duhet të shqetësohemi nëse këmbët na vijnë erë të keqe? Mënyrat si ta parandaloni

Era e keqe e këmbëve mund të jetë diçka shqetësuese dhe e sikletshme, sidomos në praninë e njerëzve të tjerëve.

Një lloj specifik i baktereve, Brevibacterium, është përgjegjës për erën e këmbës të shkaktuar nga veshja e këpucëve të ngushta. Duke bërë që këmbët tuaja të vijnë erë të rëndë. Ndërsa një lloj tjetër bakteresh, i quajtur Propionibacterium, ushqehet me djersën tuaj duke shkaktuar atë aromë të pakëndëshme. Prandaj përpiquni të shmangni veshjen e këpucëve pa çorape sepse ato shërbejnë si një pengesë dhe thithin lagështinë. Gjithashtu mos vishni të njëjtën pale çorape çdo ditë.

Nëse këpucët tuaja vijnë ende erë të keqe, spërkatni pjesën e brendshme me një lëndë antibakteriale për të asgjësuar bakteret. E nëse as kjo nuk funksionon! Atëherë ka ardhur koha t’i hidhni ato. Prania e kërpudhave është një nga infeksionet më të zakonshme, që bën këmbët tuaja të vijnë erë të rëndë.

Disa nga shenjat e këtij infeksioni mund të jenë:

Këmbët kanë një sasi shumë të përqendruar të gjëndrave të djersës.

Advertisement

Stresi apo ankthi, mund të rrisë sekretimin e djersës në këtë pjesë të trupit, duke shkaktuar lagështi.

Dhe lagëshita është ambjenti përfekt ku rriten bakteret përgjegjëse për erën e keqe.

Ju mund provoni të punoni me disa teknika se si të largoni stresin, si frymëmarrja e thellë, meditimi ose joga.

Përveç këshillave të përmendura më lart, ka disa gjëra që mund të provoni për të parandaluar erë e keqe të këmbëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy