8 këshillat ideale për seks të mirë në martesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8 këshillat ideale për seks të mirë në martesë

Ne ju sjellim të fshehtat e seksit të mirë në martesë. Në fakt, çiftet e martuara të lumtur në jetën e tyre seksuale zbuluan atë që e thyen rutinën dhe ruan pasionin.

1. Planifikoni seksin
Caktoni një ditë. Edhe pse ju mendoni se planifikimi vret spontanitetin, ajo mund të jetë një paralojë emocionuese. Çiftet e kënaqura argumentojnë se e shijojnë më shumë seksin ashtu, por edhe për të reduktuar mundësinë e arsyetimeve të ndryshme.

2. Mbylle derën e dhomës së gjumit
Kjo është shumë e rëndësishme për ata çifte që kanë fëmijë, kështu që nëse ju hyni në një shtëpi të re, së pari sigurohuni që të gjitha dyert mund të jenë të mbyllura. Nëse keni vazhdimisht frikë se fëmijët mund të hyjnë në dhomë gjatë aktit seksual, ju nuk do të jeni në gjendje të relaksoheni dhe të kënaqeni.

3. Shkurt, por ëmbël
Prindërit e ri kurrë nuk kanë kohë të mjaftueshme dhe energji. Shumë çifte, kanë mësuar se seksi i shpejtë është i mirë për të dyja palët. Nëse ju e keni shmangur atë deri tani sepse keni nevojë për më shumë kohë për tu eksituar, përpiquni që të përdorni imagjinatën dhe t’ju liroheni fantazive erotike. Pas kësaj, seksi në shpejtësi do të jetë i shkëlqyer…

Advertisement

4. Një aventurë e vogël do t’ju kënaqë
Që jeta juaj seksuale mos të kaloj në rutinë, ju duhet të gjeni ekuilibrin e duhur në mes të aventurave dhe konservatorizmit. Seksi nuk duhet të bëhet i mërzitshëm, por ju nuk duhet t’a teproni me eksperimente aq shumë sa që ju të humbni intimitetin me partnerin tuaj. Nga koha në kohë dilni nga dhoma e gjumit, bëni dashuri në dush, në tokë, në dhomën e ditës apo të marrësh me qira një dhomë hoteli… S’është keq apo jo?

5. Flisni sinqerisht
Me partnerin duhet të flisni sinqerisht dhe haptazi për gjithçka, edhe për seksin. Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar se çfarë dëshiron partneri dhe atë që i përshtatet atij. Asnjëherë mos supozoni, për shkak se supozimet janë shpesh të gabuara.

6. Seksi shëron dhimbjen e kokës dhe lodhjen
Arsyetimet më të zakonshme për të shmangur seksin janë dhimbja e kokës, apo lodhja. Por ju duhet të dini se pikërisht seksi heq dhimbjen, zvogëlon stresin dhe j’u ndihmon të flini më mirë. Kujtoni këtë para se të refuzoni partnerin për arsye se jeni të lodhur ose keni një dhimbje koke.

7. Besojini njëri-tjetrin
Seksi është një pasqyrim i marrëdhënieve të përgjithshme të partnerëve, për cilësinë e jetës seksuale është i nevojshëm besimi. Nëse njëri-tjetrin e përjetoni si aleatë dhe jo si armiq edhe jeta juaj seksuale do të jetë shumë më e ngrohtë dhe më e sinqertë.

Advertisement

8. Kujdes si dukeni
Për shkak të angazhimeve të shumta në punë dhe në shtëpi, shpesh ndodh që çiftet bashkëshortore të neglizhojnë pamjen e tyre. Nëse ju kujdeseni për pamjen tuaj, ju nuk do të jeni vetëm më i bukur për partnerin, por ju gjithashtu do të ndjeheni më mirë, dhe e gjithë kjo do të ndikojë në cilësinë e jetës seksuale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy