Zgjimi herët mund të duket i vështirë, por ka shumë përfitime. Ky zakon do t’ju bëjë më energjik, më të mirë në marrjen e një vendimi, vendosjen e një qëllimi si dhe më të përqendruar.
Ndihmon për të konsumuar një dietë të shëndetshme
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe askush nuk duhet ta anashkalojë. Nëse konsumoni mëngjes rregullisht ka të ngjarë të hani më pak ushqime junk gjatë pjesës së ditës.
Përmirëson shëndetin mendor
Zgjimi i hershëm ndihmon në uljen e stresit dhe krijon një qëndrim më pozitiv. Ora e parë e ditës dhe mënyra se si e kaloni, tregon shumë se si do ta kaloni pjesën tjetër të ditës.
Rrit produktivitetin
Në fakt, zgjimi i hershëm mund të jetë i vështirë por do të ndiheni më energjik gjatë ditës.
Bëni një gjumë më të mirë
Ky zakon inkurajon një orar normal të gjumit. Duke shkuar në shtrat në orarin e duhur dhe duke u zgjuar herët, do të jeni në gjendje të vendosni një rutinë specifike.
Keni më shumë kohë për ushtrime
Ky zakon është një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar më shumë ushtrime.