4 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj është toksike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj është toksike

Një marrëdhënie, pavarësisht nëse keni kohë që jeni bashkë apo sapo keni filluar, mund të bëhet shumë toksike, duke rezultuar që gradualisht të humbni veten tuaj. Pra, nëse po pyesni veten nëse lidhja juaj është toksike, shenjat e mëposhtme do t’ju japin përgjigjen!

Ju nuk jeni autentik

Nëse mendoni se vazhdimisht po shtypni “dëshirat” tuaja për të kënaqur kërkesat e partnerit, atëherë definitivisht nuk jeni në një marrëdhënie të shëndetshme. Janë të nevojshme lëshimet e ndërsjella, por autenticiteti është një komponent kyç i një marrëdhënieje të shëndetshme. Me fjalë të tjera, duhet të jeni vetvetja dhe të keni kohën tuaj personale, përndryshe në planin afatgjatë do të ndiheni të pakënaqur.

Ka konkurrencë

Advertisement

Në rast se ndjeni konkurrencë me partnerin, duhet të mendoni për shkaqet më të thella. Kur filloni një marrëdhënie, duhet të veproni si ekip. Gëzohuni për sukseset e partnerit tuaj dhe mbështesni atë në momentet e këqija. Ashtu si ai duhet të tregojë të njëjtën vëmendje ndaj jush.

Shmangni mosmarrëveshjet

Mund të mendoni se grindjet tregojnë se marrëdhënia është problematike. Sigurisht, nëse ka probleme çdo ditë, kjo është gjithashtu një shenjë se marrëdhënia juaj është toksike. Megjithatë, nëse nuk kundërshtoni kurrë, do të thotë se ka gjëra që ju shqetësojnë, por nuk doni t’i pranoni, për të mos prishur atmosferën përrallore.

Xhelozia e tepruar

Advertisement

Xhelozia në nivele normale nuk e ndryshon imazhin e marrëdhënies. Por a ka pushuar së qeni në nivele normale? Nëse mendoni se nuk keni lirinë për të vepruar në mënyrë spontane dhe vazhdimisht ndiheni përgjegjës për çdo veprim tuaj, atëherë duhet të bëni menjëherë një bisedë me partnerin, pasi presioni i vazhdueshëm mund të shkatërrojë ndjenjat e bukura që keni. Por kini kujdes, pasi mund të grumbullohen shumë mendime negative dhe në një moment mund t’ju shpërthejnë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy