Jeta në çift është një sipërmarrje e komplikuar, është një superprojekt mbi një strukturë delikate në të cilën durimi, mirëkuptimi dhe kompromisi janë fjalët kyçe.Pastaj klaimi në nivelin tjetër, ai i ‘po-së’ parashikon mekanizma martesore më komplekse që duhet të përballohen, përfshirë shpenzimet e çiftit dhe administrimin e përbashkët të kursimeve. Pra, nëse sekreti për një marrëdhënie të lumtur është t’i përkushohesh me gjithë entuziazmin kësaj lidhjeje për të dashur njëri-tjetrin, duhet menduar edhe një metodë për të ruajtur lumturinë edhe kur përpiqesh të menaxhosh kursimet e përbashkëta. Ose të paktën për të shmangur mosmarrveshjet. Nëse llogaritë e përbashkëta nuk shtohen kurrë, duket se nuk jeni në gjendje të kurseni sa duhet, prandaj këtu keni katër rregulla të arta nga këshillat e planifikuesve financiarë.
Mjaft i ndatë përgjysëm faturat
Për të të siguruar një bashkëjetesë paqësore ju keni vendosur të ndani në mes faturat e energjisë, gazit, internetit etj. Netflix-in e paguan njëherë njëri njëherë tjetri. Dilni për darkë dhe i ndani në mes. Por prit, këtë natë nuk kam me vete, a mund t’i paguash ti? Ose isha në banjë kur t’i pagove faturën dhe harrova të t’i jap. Ndodh shumë shpesh dhe sipas planifikuesve finanaciarë, zgjidhja më pak e komplikuar dhe më e lehtë është të kesh një llogari të përbashkët, me një buxhet fiks mujor që do të përdoret për shpenzime fikse si qiraja, faturat, daljet, supermarketi.
Vendosuni emra të saktë llogarive
Me shumë gjasa do të keni tre llogari: 2 personalet dhe veçanërisht nëse jeni të sapomartuar, një të tretë të përbashkët me paratë që ju kanë dhuruar në dasmë. Dhe ndoshta të tre llogaritë janë në banka të ndryshme. Në këtë rast, planifikuesit financiarë rekomandojnë kombinimin e llogarive të kursimeve. Bëhet fjalë për hapjen e llogarive të përbashkëta të kursimit të ndara sipas objektivave specifike: një për udhëtimin në Paris vitin që vjen, një për makinën e re dhe një për rinovimin e banjës. Duke i emërtuar llogaritë e veçanta të kursimeve, në të cilat kontribuoni të dy së bashku, mund t’i arrini më lehtë objektivat.
Preferoni kartën e kreditit në vend të asaj të debitit
Një rregull i përgjithshëm, por që vlen edhe për jetën në çift:Mënyra më e lehtë për të mbajtur shënim blerjet tuaja ditore është të paguani me kartë krediti; Jo vetëm që ju lejon të përcaktoni me lehtësi shpenzimet tuaja mujore, por edhe të mblidhni pikë që mund t’i konvertoni në qëllime kursimesh. Për të mbajtur shpenzimet nën kontroll, ne thjesh duhet të mbajmë shpenzimet e kartave të kreditit brenda buxhetit tonë dhe pastaj t’i paguajmë ato plotësisht në 30/31.
Mos u përqëndroni tek të kursyerit
Duke vperuar si milingona dhe duke lënë mënjanë kursimet tuaja për një të ardhme të largët, nuk është dhe aq utopike. Më mirë të jeni pak gjinkallë pasi në të 20-at apo në të 30-at mund të jetë shqetësim i zakonshëm se nuk kurseni sa duhet, por ka faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh së pari. Mosha, qëllimet dhe gjithçka në të cilënt do të duhet të investojmë sa më shpejt të jetë e mundur, le të themi një shtëpi për shembull… Prandaj është më mirë të dimë se si të kontribuojmë tek kursimet, megjithatë më e rëndësishme është të kuptojmë se për çfarë do ta përdorim kapitalin, në çfarë ta investojmë atë dhe cili është përdorimi më i mirë i kursimeve tona moment pas momenti./ Living