Të gjithëve i ka ndodhur që të fiksohen pikërisht pas atyre këpucëve që nuk të rrinë siç do të doje të të rrinin. Janë të ngushta, por janë kaq të bukura sa s’mund t’i humbasësh. Në raste si këto, ju vijnë në ndihmë ‘hilet’ në kushte rrethanore.
1. Vishini këpucët e reja në mbrëmje
Përreth shtëpisë. Disa netë pasi ta keni praktikuar këtë do ta shihni që do t’i ndjeni shumë më të rehatshme se më parë.
2. Metoda e ngrirjes
Merrni dy qeska të izoluara mirë dhe mbushini me ujë (jo plot). Vendosini ato brenda këpucëve dhe vendosini në frigorifer. Dihet që uji kur ngrin zgjerohet dhe në këtë mënyrë do të zgjerojë edhe këpucët tuaja.
3. Metoda e tharëses dhe çorapeve
Një tjetër mënyrë është ajo me nxehtësi! Vishni një palë çorape të trasha, ose dy palë të tilla dhe vishini këpucët. Merrni tharësen e flokëve dhe ngrohini për disa minuta. Ndërkohë që bëni këtë, përthyejini këmbët dhe lëvizni gishtat që materiali të zgjerohet sa më shumë.
4. Metoda e patates
Qeroni një patate dhe jepini asaj formën e pjesës së gishtave tek këpucët. Fshijeni pataten me një letër dhe vendoseni brenda këpucëve gjatë natës. Patatet do ta zgjerojnë ndjeshëm këpucën gjatë natës.