2020-a po kthen krahët dhe kurrë më parë si këtë vit nuk kemi pritur me zor t’u themi ‘bye bye’ 365 ditëve të tij për t’i lënë në shkuarën. Sigurisht në vitin 2020 yjet nuk kanë qenë kaq të favorshëm, por për fat në vitin 2021 parashikimet janë më inkurajuese, sidomos për disa shenja  që më shumë se disa tëtjera do të udhëtojnë nëpër re pasi fati do jetë gjithmonë krah tyre.

Fillimi i vitit të ri na jep mundësinë t’i ndryshojmë gjërat dhe të rregullojmë ca çështje që nuk mundëm t’i bëjëmë realitet në këtë që po ikën, ose thjesht po i jep jetës tonë një perspektivë të re dhe ndryshe. Zbulo nëse shenja jote do të bëjë pjesë ndër 3 shenjat që do të kenë më shumë fat këtë vit të ri…

Dashi

Pranverën do ta shihni të lulëzojë si një lule, duke shpërthyer në gjithë shkëlqimin e saj. Nga 21 marsi, Dielli dhe Venusi do të jenë në këtë shenjë që do të thotë se energjia e saj do të rritet si kurrë më parë, duke e bërë atë praktikisht të pamposhtur. Dielli sundon vetveten në mënyrën më të vërtetë dhe më të thellë, ndërsa Venusi do të kontrollojë dashurinë, paranë dhe seksin; të përjetosh bashkimin e këtyre dy planeteve në ditën e ekuinoksit të pranverës është diçka e favorshme, sidomos në sferën sentimentale, kështu që kush po kërkon princin e kaltër, para verës mund të takojë të duhurin për jetën e vet, me të cilin do të fillojë një hisotri dashurie me fund të lumtur. Me pak fjalë, 2021-shi premton të jetë një vit shumë interesant për shenjën e Dashin, veçanërisht na pikëpamja personale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Demi

Ndërsa bota përpiqet të vrapojë me hapin e kohës, 2021-shi për demat do të jetë i ngadaltë dhe do t’u japë gjithë kohën që u duhet. Në fakt, nga fundi i prillit, kjo shenjë do të kuptojë se si stresi i tepërt, furia e ditëve dhe mijëra angazhimet janë të dëmshme pë trupin dhe mendjen. Në fakt, kujdesi për veten është thelbësor për të jetuar mirë, të lumtur dhe më gjatë, duke lënë mënjanë përjgithmonë disa qëllime utopike të ndjekura për vite me radhë për t’i lënë vend artit të relaksimit dhe rëndësisë së të tërhequrit ndonjëherë për të marrë frymë thellë që i gjithë ‘tërbimi’ i akumuluar të rrëshqasë vetë, duke gjetur një ekuilibër të brendshëm të madh.

Akrepi

Pjesa e fundit të vitit 2021 mund t’i sjellë Akrepit mundësinë që ka pritur prej kohësh, cilado qoftë ajo. Marsi hyn në shenjë pak para 30 Tetorit duke i dhënë Akrepit një fuqizim të papritur, një besim dhe vendosmëri të ndjerë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse kjo shenjë e zodiakut në vitin 2021 nuk do të ketë frikë të shprehë mendimin e vet ose të përballet me ndonjë situatë, madje dhe atë më komplekse, pasi Marsi e vëzhgon duke e mbrojtur atë nga larg./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";