Shumë prindër besojnë se nëse i ndihmojnë fëmijët të bëjnë detyrat, ata do të jenë më të saktë. Por kjo teori është hedhur poshtë nga studiuesit nga Universiteti i Teksasit.
Sipas studiuesve, është e padobishme që prindërit të qëndrojnë “mbi kokë” fëmijëve në shkollën fillore, ndërsa në 9-vjeçare dhe gjimnaz është totalisht e gabuar. Duke marrë shkas nga kjo, Bright Side ka treguar edhe arsyet se përse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë.
Fëmijët e humbasin motivimin për të studiuar
Nga studimi ka rezultuar se sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq më pak dëshirë kanë fëmijët për të mësuar. Fëmijët që kanë prindërit afër gjatë gjithë kohës, duke ju treguar se çfarë të bëjnë në detyrat e tyre, e kanë motivimin më të ulët. Prindërit sigurisht që duhet t’i nxisin fëmijët për të bërë detyrat e shtëpisë, por qëndrimi pranë i demotivon ata.
Ata nuk mësohen që të jenë të përgjegjshëm
Nëse prindërit ndihmojnë fëmijët për të bërë detyrat, i kontrollojnë për notat e këqija, atëherë ata i marrin përgjegjësitë e studimit të fëmijës, gjë që bën që fëmija të jetë i lirë nga çdo përgjegjësi. Studiuesit sugjerojnë që fëmijët të ndëshkohen kur nuk studiojnë që ta kuptojnë se jo çdo gjë fitohet lehtë në jetë. Nëse ai nuk i bën detyrat, nuk do të luajë në kompjuter. Pra ideja është që ata të kuptojnë se veprimi i tyre mund të sjellë pasoja.
Marrëdhënia mes fëmijës dhe prindit nuk është idealja
Psikologët sugjerojnë që në vend të detyrave, prindërit të kalojnë kohë me fëmijët për të folur rreth dëshirave, problemeve që ata mund të kenë në shkollë. Kjo gjë do e forcojë më shumë marrëdhënien prind-fëmijë dhe bën që ata të ketë më shumë besim.