ZZHTI-Maqedoni, në vitin 2020 ka paguar mbi 10 milionë euro ndihmë shtetërorë për investimet e huaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria për Zona të Zhvillimit Teknologjik – ZZHTI në vitin 2020 ka paguar mbi 10.6 milionë euro 29 kompanive për realizimin e investimeve të tyre nëpër zona. Ky është realizim prej 94.4 për qind të ndihmës shtetërore të planifikuar për vitin e kaluar të paguar ndaj investuesve të huaj në vend.

Siç është informuar nga Drejtoria e ZZHTI-së, në mënyrë shtesë është aprovuar pagesa e parakohshme e detyrimeve ndaj dy ndërmarrjeve, Kostal dhe Genterm, të cilat kanë arritur para kohe investimet e planifikuara dhe synimet e planifikuara të punësimit.

“Shuma e përgjithshme e detyrimeve të paguara para kohe të shtetit ndaj këtyre dy ndërmarrjeve është 51.2 milion denarë, mjete të siguruara nga Vendimi për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet shfrytëzuesve të buxhetit të miratuar nga Qeveria në dhjetor të vitit 2020. Kjo risi është pjesë e sistemit plotësisht të ri të kujdesit ndaj shfrytëzuesit. Qëllimi është të inkurajojë investuesit të tjerë që të realizojnë së shpejti investimet dhe planet e tyre të punësimit, kurse ZZHTI dhe qeveria janë të gatshëm të ndjekin atë dinamikë”, thonë nga Drejtoria.

ZZHTI ka realizim prej 96 për qind të buxhetit të planifikuar për vitin e kaluar. Në pjesën e investimeve kapitale, ka realizim 100 për qind.

Advertisement

“Për këtë qëllim janë paguar 5.5 milionë euro. Shumica e tyre janë investuar në infrastrukturën e trafikut dhe asfaltimin, instalimin e tubacionit të gazit, infrastrukturën hidroteknike, sistemin e furnizimit me ujë dhe me të gjithë infrastrukturën shoqëruese të nevojshme – kanalizimet atmosferike dhe fekale, ndriçim rrugor”, thonë nga ZZHTI.

Drejtoria gjithashtu inkorporon qasje të re në tërheqjen e investimeve, sipas së cilës kompanitë vendase do të gëzojnë të njëjtat shërbime, mbështetje dhe privilegje si ato të huajat.

The post ZZHTI-Maqedoni, në vitin 2020 ka paguar mbi 10 milionë euro ndihmë shtetërorë për investimet e huaja appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy