Zyrtarizohet shkrirja e VLEN-it në parti politike, kryetari do të zgjidhet në takimet e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN, në të cilën është vendosur që prej sot të funksionojnë si një parti e vetme politike. Kasami tha se pas këtij takimi të gjitha aktivitetet publike të partive pjesëmarrese do të jenë në moratorium.

Pas mbledhje, Bilall Kasami i Besës njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. Ndërkaq i pyetur për kryetarin, tha se do të zgjidhet në ditët në vijim.

“VLEN vendosi që kryesia të jetë organi i parë i përbashkët i VLEN-it. Prej sot do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka do të jetë nën logon e koalicionit. Në takimet e ardhshme do të ngrihen organet tjera, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore. Grupi parlamentar vazhdon me deputetët që do të mbështesin këtë grup parlamentar”, tha Kasami pas mbledhjes.

“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami.

Advertisement

Ndryshe, pjesë e këtij koalicioni fillimisht ishin katër parti, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizje Besa, Lëvizja Demorkatike dhe Alternativa, ndërsa ditë më parë Arben Taravari i ASH-së tha se në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal dhe se nuk do të jetë pjesë e koalicionit VLEN./Telegrafi/

The post Zyrtarizohet shkrirja e VLEN-it në parti politike, kryetari do të zgjidhet në takimet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy