Kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami do të jetë kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës, bëjnë të ditur nga Lëvizja Besa.
“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës.
Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, do të garojë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami”, thonë nga Lëvizja Besa.
Advertisement
The post Zyrtarizohet kandidatura e Bilall Kasamit për Tetovën appeared first on Telegrafi.