Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut e para në ballkan për fondet e hetuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II

Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të cilës janë hapur nga OLAF 9 hetime dhe janë përpiluar 4 rekomandime.

Gjithashtu ekziston një korrelacion i qartë midis avancimit të kandidaturës europiane të një vendi dhe hetimeve të nisura. Sa më pranë anëtarësimit afrohet një vend, aq më shumë rriten fondet europiane dhe rrjedhimisht, zgjerohet edhe mundësia për abuzime.

Advertisement

The post Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut e para në ballkan për fondet e hetuara appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy