Këshilltarët e komunës së Kërçovës sot e shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor për shkollat fillore komunale për vitin shkollor 2019/2020 ku ka trend të zvogëlimit të borxheve. Shkollat fillore në komunën e Kërçovës nuk kanë borxhe, përveç SHF “Sande Shterjoski”.
“Edhe në shkollën tonë ka tendencë të zvogëlimit të dukshëm të borxhit. Nga momenti kur e mora kryesimin me shkollën “Sande Shterjoski” si drejtor, atëherë kemi detyrime rreth 380.000 euro, ndërsa tani borxhi arrin rreth 80.000 euro”, tha drejtori i shkollës, Rahim Pinjoli.
Kopshti i vetëm në qytet “Olga Miceska” vazhdon të punojë me bilans pozitiv. Kopshti në tërësi as nuk ka pasur”, tha drejtori i kopshtit Sadik Ahmeti.
Në seancën e 36-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës, që u mbajt në sallën e Shtëpisë së Kulturës, ishte miratuar raporti i çerekut të dytë për buxhetin e komunës së Kërçovës.
The post Zvogëlohet borxhi i shkollave në Komunën e Kërçovës appeared first on Telegrafi.