Kryeminsitri Zaev vlerëson se regjistrimi është duke vazhduar me sukses, edhe pse pati bllokim disa ditë.

Para gazetarëve kryeministri u shpreh se pret që regjistrimi të përfundojë me sukses.

“Dëshiroj që të jap komplimente për të gjithë regjistruesit për Entin Shtetëror për Statistikë, ekspertët e IT intervenuan shpejtë për të shmangur problemin, pasi që patëm një bllokim të sistemit”.

“Është e rëndësishme se regjistrimi vazhdon të funksionojë me sukses. Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, dhe mundem të konstatoj se deri më tani është i suksesshëm dhe argumenti më i madh do të jetë të mbaroj me sukses”, tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, regjistrimi ka filluar më 5 shtator, ndërsa do të përfundojë më 30 të po të njëjtit muaj. Sipas ESHS-së, deri dje (20 shtator) në orën 20:00, janë regjistruar mbi një milionë banorë./Telegrafi/

The post Zoran Zaev: Pres regjistrim të suksesshëm appeared first on Telegrafi.