Igor Filkov është kandidat i Lëvizjes ZNAM për ministër të Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev është kandidat për ministër të Administratës Publike.

Emrat e anëtarëve të qeverisë së re nga partia e Maksim Dimitrievskit u përcaktuan në seancën e sotme të Bordit Qendror të partisë, ndërsa më pas në një konferencë për media i bëri të ditur zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov.

Ai tha se negociatat me partnerët e koalicionit në qeverinë e ardhshme vazhdojnë për dy pozita zëvendësministrash, por ende nuk janë përcaktuar.

Gjithashtu, ZNAM do të negociojë për pozicione në eshalonin e tretë, pra për poste drejtoresh./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “ZNAM” propozon Fikov dhe Minçev për ministra të Drejtësisë dhe Administratës Publike appeared first on Telegrafi.