Zjarri në Tetovë, Qeveria cakton mbledhje urgjente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për sot në ora 10 është caktuar mbledhje urgjente e qeverisë, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në Kovid-qendrën në Tetovë. Këtë e tha mbrëmë vonë kryeministri Zoran Zaev, i cili në dalje nga godina e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbaj mbledhje Qeveria.

“Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të jap detaje për zjarrin nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë derisa organet kompetente nuk bëjnë ekspertizë dhe zbardhin shkaqet e zjarrit.

Nga Qeveria mbrëmë informuan se në rrjedh është një hetim i detajuar për zjarrin në të cilin sipas informatave të deritanishme ka 10 viktima.

The post Zjarri në Tetovë, Qeveria cakton mbledhje urgjente appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy