Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet.

Jordanov thekson se sot pasdite zjarrfikësit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të cilat janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit janë në atë pjesë të malit.

Ai paralajmëroi se edhe sonte do të mblidhet shtabi i krizës dhe mobilizim i njerëzve dhe makina të cilat do ta parandalojnë zjarrin në fshatin Piperovë.

Sot në mëngjes në pjesën e Shtipit zjarri shuhej edhe nga ajri. Por, air tractor e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe kanaderi kroat shkuan në zjarre të tjera në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zjarri në rajonin e Shtipit, drejt përhapjes appeared first on Telegrafi.