Zjarri në parkun e Shkupit është shuar përkundër hidranteve jofunksionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në parkun e Shkupit është shuar përkundër hidranteve jofunksionale

Është shuar zjarri që ka përfshirë kazermën e braktisur të ish gjykatës për kundërvajtje në parkun e Shkupit, njofton “Telma”.

Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të hotelit Tomçe Sofka. Dëme materiale ka, ndërsa nuk ka të lënduar as në mesin e zjarrfikësve dhe as në personat që ndodheshin aty pranë në parkun e qytetit të Shkupit për shkak të ditës me diell dhe të kthjellët.

Kazerma është në pronësi të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, ndërsa brenda ka pasur dokumentacione të ngelura pas zhvendosjes së departamentit për kundërvajtje në objektin e gjykatës së vjetër penale.

Nga njësia e zjarrfikësve të Shkupit thonë se kanë pasur probleme me hidrantët e rrugës, për shkak të të cilave uji është dashur të futet në cisternat e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale. Hidranti i sipërm përreth objekteve aty pranë nuk funksiononte dhe hidranti më i afërt i duhur ishte me Ministrinë e Bujqësisë.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes po kryhet hetim./Telegrafi/


Shpërthen zjarr i madh në Parkun e Qytetit të Shkupit

Advertisement

The post Zjarri në parkun e Shkupit është shuar përkundër hidranteve jofunksionale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy